Sporti

Guardiola: Ndeshja e ardhshme me Arsenalin do të jetë një finale

04/15/2023 23:25
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola theksoi se fitorja ndaj Leicesterit (3-1) ishte shumë e rëndësishme, sepse në raundin tjetër Man. City do të përballet me liderin e Premierligës, Arsenalin.

“Ne duhet të fitojmë, të fitojmë dhe të fitojmë. Për ne ishte e rëndësishme të fitonim sot për të arritur në ndeshjen me Arsenalin, që do të jetë një finale”, theksoi trajneri spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

Guardiola e di që Topçinjtë po bëjnë një sezon mbi mesataren: “Arsenali ka qenë jashtëzakonisht mirë këtë sezon dhe nuk mendoj se do të humbasin shumë pikë”.

Trajnerit të Cityt i pëlqeu përgjigja e skuadrës pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve: “Shpesh pas një ndeshje si Bayerni, ka rotacion, por në përvojën time në sezonet e mëparshme, nëse e lëvizim shumë ekipin, nivelet bien shumë”, përfundoi Guardiola.

/GazetaBlic Sport/