Kryeministri Dritan Abazoviq deklaroi se Mali i Zi është për një marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës e Serbisë.
“Mali i Zi është shumë i interesuar për marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës e Serbisë sepse do të ishte ndihmesë edhe për rajonin”, tha ai.
Abazoviq përsëriti se Mali i Zi është i gatshëm që të shërbejë si vend logjistik për të ofruar mundësi për takim sikurse ai në Ohër.
“Marrëveshja e Brukselit është themel i mirë për më tej”, tha ai.
Sipas tij, në rast se Mali i Zi mund të jetë pjesë e garancisë për tejkalim të problemeve, atëherë mund të bëhet. “Por ka barriera në kokat e politikanëve sepse duhet thyer barriera për më tej”.
Ai tha se ka dhjetë vjet e njëzet vjet që po flasim për të njëjta gjëra. “Mendoj se garancitë duhet të vijnë nga faktori ndërkombëtar dhe duhet nënshkruar e ecur përpara”, deklaroi Abazoviq.
Duke iu shmangur pyetjes se sa i besohet Vuçiqit në këtë proces, Abazoviq tha se në rast se me Vuciqin nuk zgjidhet çështja, atëherë do të shkojë një kohë e gjatë.
“Pa marrë parasysh se çfarë mendoj unë, Vuçiqi ka stabilitet të madh politik në Serbi dhe kushdo që vjen tjetër pas tij do ta ketë shumë të vështirë, për disa pyetje historike sa i përket politikës”, tha ai, duke shtuar se pritja nuk i konvenon askujt.


