Lajme

Shenjëzohen parkingjet në Bregun e Diellit, aksioni edhe në lagjet e tjera

04/15/2023 19:22
nga:Astrit Gashi

Prishtina Parking ka vazhduar aktivitetin në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e komunës së Prishtinës.

Sot janë shenjëzuar parkingjet në rrugën “Qatim Bobaj” në Bregun e Diellit.

Prishtina Parking ka njoftuar se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në lagjet e tjera të kryeqytetit.