Skuadra e Trepçës ’89 ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Llapit.
Rezultati përfundimtar i atij takimi ishte 2 me 1, me mitrovicasit që e përmbysen rezultatin, shkruan GazetaBlic Sport.
Fitoren e arritur sot skuadra i’a ka dedikuar futbollistit, Ardian Muja, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Dritës dhe do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.



