Trepça ’89 arriti një rezultat pozitiv në xhiron e kaluar të Superligës së Kosovës duke barazuar 1-1 ndaj Dritës.
Klubi nga Mitrovica mori një pikë tejet të rëndësishme për luftën për mbijetesë pasi aktualisht gjenden në pozitën e parafundit të tabelës së Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatori i golit që i siguroi një pikë Trepçës ’89, Egzon Fazliu ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ ku tha se goli që realizoi në xhiron e kaluar ishte shumë i rëndësishëm, kurse sipas tij nuk po mendohet rënia nga Superliga pasi me lojën që po e luan ekipi kjo do të shmanget në fund.
“Goli ishte i rëndësishëm për mua dhe për ekipin, pasi që arritëm të merrnim një pikë nga lideri i tabelës. Me pak fat, mund të kishim marrë edhe pikët e plota”, tha fillimisht ai.
Me lojën që jemi duke bërë, besoj se do ta shmangim rënien nga Superliga dhe nuk e mendojmë fare këtë gjë.
Xhiron tjetër kemi Llapin në Mitrovicë, ku do të hyjmë për fitore”, përfundoi Egzon Fazliu për ‘GazetaBlic Sport‘.


