Kylian Mbappe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Edicioni i 2024-ës do të mbahet në Paris dhe të gjithë presin që ylli i PSG-së të jetë forca shtytëse e skuadrës franceze, përcjell GazetaBlic Sport.
“Të gjithë e dinë që gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Olimpiadë. Nuk varet nga unë, ka parametra që hyj në lojë dhe nuk do të detyroj askënd. Nëse ata nuk duan që unë të jem atje, do të thotë që nuk do të jem atje. Por për mua do të ishte një ëndërr“, tha ai për France 3.
/GazetaBlic Sport/


