Sporti

Lampard beson në ‘mrekulli’: Gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit

04/12/2023 23:51
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard nuk e ka përjashtuar mundësinë e përmbysjes së rezultatit në ndeshjen ndaj Real Madridit.

“Rezultati ishte një realitet, por unë u thashë lojtarëve se gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit. Në Stamford Bridge gjithmonë ka pasur momente të veçanta. Real Madrid është një ekip shumë i fortë”, ishin fjalët e Frank Lampard pas ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Chelseat dhe Real Madrid zhvillohet të martën e ardhshme nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Stamford Bridge”