Lajme

Molliqaj: Kurti në luftë speciale me opozitën, u bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë të paguajmë gjobën prej 20 mijë euro

04/12/2023 20:30
nga:Astrit Gashi

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka konfirmuar dënimin prej 20 mijë eurosh nga Agjencioni i Privatësisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Molliqaj ka thënë se shteti i kapur nga Kurti po përdor luftë speciale kundër opozitës.

Veç kësaj, ai ftoi qytetarët që ta ndihmojnë partinë që ai drejton, për ta tejkaluar këtë dënim të padrejtë.

“Prandaj ju bëj thirrje sot që të na ndihmoni me kontribute financiare, për ta përballuar këtë dënim tërësisht të padrejtë e të jashtëligjshëm. Ne do të bëjmë edhe padi gjyqësore kundër këtij dënimi, por ndërkohë konfiskimet përmbaruese do të fillojnë shumë shpejt”, shkroi ndër tjerash ai.