Sporti

Real Madrid publikon formacionin zyrtar para ndeshjes me Chelsean

04/12/2023 19:20
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Real Madridit sonte e mirëpret Chelsean në shtëpi në ndeshjen e madhe të Champions League.

Real Madrid dhe Chelsea ballafaqohen me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Bazuar në përballjet mes dy skuadrave, të dy skuadrat kanë nga tre fitore, kurse një ndeshje ka përfunduar me barazim.

Skuadra e Real Madridit e ka publikuar tashmë formacionin zyrtar rreth dy orë para fillimit të ndeshjes: