Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri tek fillimi i ndeshjes së ‘zjarrtë’ në Ligën e Kampionëve mes Milanit dhe Napolit.
Milani dhe Napoli do të luftojnë për kalimin në gjysmëfinale, me dy skuadrat italiane që premtojnë spektakël në “San Siro”, shkruan GazetaBlic Sport.
Para kësaj ndeshje, eksperti dhe gazetari shumë i afërt me skuadrën e Milanit, Pietro Balzano Prota është prononcuar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’.
“Është atmosfera klasike e netëve të mrekullueshme. Netët e Champions League që Milani i ka përjetuar gjithmonë në historinë e saj. Është një natë e rëndësishme, por një natë që Milani duhet të jetë gati për të bërë një ndeshje të madhe që ndodh një herë në vit. Vetëm atëherë do të mund të themi se Milani është kthyer. Është e vështirë të thuash se si do të shkojë, sigurisht që mungesa e Osimhenit nuk duhet nënvlerësuar, por mendoj se Milani për të kaluar këtë raund duhet të luajë me vazhdimësi, grintë, dëshirë për të fituar dhe mbi të gjitha duhet të jetë më i uritur se kurrë më parë“, tha fillimisht ai.
Rossonero runs through our veins ❤?
Noi siamo il Milan! ❤️?#MilanNapoli #UCL #SempreMilan pic.twitter.com/HNyapYwEv1
— AC Milan (@acmilan) April 12, 2023
Më pas, ai dha informacione edhe për atmosferën fantastike që pritet të jetë sonte në “San Siro”, duke konfirmuar se pritet të jenë rreth 75 mijë tifozë.
“Do të jetë një natë e veçantë. Tashmë kundër Tottenham “San Siro” ka treguar se sa mund ta shtyjë skuadrën drejt fitores. Të gjitha biletat janë shitur, priten 75 mijë tifozë. Sigurisht që do të ketë edhe shumë napolitan… sigurisht që do të jetë një natë e veçantë. Le të shpresojmë në ngjyrat kuq e zi”, përfundoi Balzano Prota.
Kujtojmë që vetëm dy javë më parë, Milani siguroi një fitore të madhe ndaj Napolit në stadiumin “Armando Maradona”, duke triumfuar me rezultat 0 me 4.
The wait is nearly over ⌛️#UCL pic.twitter.com/iuhSZp04SY
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 12, 2023
/GazetaBlic Sport/


