Lajme

Klinaku flet për dy pikat në gjykimin e ish-krerëve në Hagë

04/12/2023 14:00
nga:Genita C

Faton Klinaku nga OVL-UÇK thotë se pseudoprokuroria dje e tha se duan të marrin ende prova nga dëshmitarët, raporton GazetaBlic.

Klinaku theksoi se në parashtrimin e dorëzuar në këtë Gjykatë nga Emmerson, thuhet se në tetor 2022, një dëshmitar doli për të pretenduar se Veseli dhe Thaçi ishin përgjegjës për dokumentet e zbuluara që ishin në OVL UÇK.

“Sipas këtij parashtrimi thuhet se këtë vit, dëshmitari i tërhoqi pretendimet e tij dhe pretendoi se jo vetëm që ai kishte gënjyer, por se ishte vënë në gënjeshtër nga një informator i cili ka qenë në kontakt të rregullt me Prokurorin e Specializuar. Më tej thuhej se të dy individët duket se kanë lidhje me inteligjencën serbe”, shkroi Klinaku.

Shkrimi i tij i plotë:

1. Edhe pas aktakuzës së ngritur dhe edhe pas fillimit të procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, pseudoprokuroria dje e tha se duan të marrin ende prova nga dëshmitarët.

2. Krerët e OVL UÇK-së janë dënuar për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë; pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi; frikësim gjatë procedurës penale; shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare; shkelje të fshehtësisë së procedurës të zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur.

Sa i përket pikës 1.

– Një rast si ky psh: Një person i Shërbimit Sekret Serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Specializuar dhe ka ofruar dëshmi të rreme kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Këto janë pretendimet e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili këto pretendime i ka dorëzuar në Gjykatën Speciale. E tërë kjo lidhet me dosjet që dorëzoheshin në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës para dy vjetësh.
Në parashtrimin e dorëzuar në këtë Gjykatë nga Emmerson, thuhet se në tetor 2022, një dëshmitar doli për të pretenduar se Veseli dhe Thaçi ishin përgjegjës për dokumentet e zbuluara që ishin në OVL UÇK.
Sipas këtij parashtrimi thuhet se këtë vit, dëshmitari i tërhoqi pretendimet e tij dhe pretendoi se jo vetëm që ai kishte gënjyer, por se ishte vënë në gënjeshtër nga një informator i cili ka qenë në kontakt të rregullt me Prokurorin e Specializuar. Më tej thuhej se të dy individët duket se kanë lidhje me inteligjencën serbe.

Sa i përket pikës 2.

Dënimi i krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj me ato akuza, përveç politik, ka qenë edhe banal.
Psh. Informacionet i kanë rrjedhur vet ZPS në Hagë dhe me këtë edhe dëshmitarët, poashtu kanë bërë vet publikim të viktimave e me këtë edhe dëshmitarët, dhe më absurde që dëshmitarët e tyre flasin nëpër studio televizive dhe ata heshtin sepse u konvenon kjo gjë, për shkak se proceset ishin, janë dhe do të jenë politike.