Real Madrid dhe Chelsea takohen sonte në orën 21:00 në Madrid, ku do të luajnë ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Legjenda e Celtic, Chris Sutton, tani një komentator i BBC dhe kolumnist i Daily Mail, këshillon trajnerin e Chelsea, Frank Lampard se si të ndalojë Luka Modric dhe pjesën tjetër të skuadrës së Realit.
“Real Madrid dominoi Liverpoolin në raundin e fundit. Chelsea nuk duhet të lejojë që kjo t’i ndodhë atyre. N’Golo Kante u stërvit para kësaj ndeshje dhe mund të jetë një gjë e madhe,” shkruan Sutton.
“Reali është i bekuar me opsione të shkëlqyera në mesfushë – Luka Modric, Toni Kroos, Federico Valverde, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni. Duhet ndalur Modric për të pasur sukses”, vazhdon Sutton.
/GazetaBlic Sport


