Drejtuesi i emisionit “Preesing”, Leonard Kërquki ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarir Valon Syla.
Ai ka shkruar se Syla është mirë, derisa ka shtuar se ai u sulmua për shkak të profesionit të tij, raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Valoni eshte mire. Une e Iliri jemi me te ne QKU.
Si duket sulmuesit e kane percjell veturen e Valonit prej televizionit e deri kur u ndale ne Breg te Diellit.
Policia i ka te gjitha te dhanat.
Valoni u sulmu per shkak te profesionit te tij, per faktin qe eshte gazetar dhe mbi te gjitha njeri i lire.
Valon A. Syla per mua sot eshte simbol i fjales se lire, eshte simbol i njeriut te pakompromis, i pa-nenshtrueshem ndaj askujt, ndaj asnje grupi – sado i fuqishem qe mund te jete ai.


