Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis u ka thënë tifozëve të Napolit se Victor Osimhen nuk është në gjendje të luajë kundër Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.
ADL ishte duke pushuar në ishullin Ischia, ku takoi një numër tifozësh të Napolit të cilët kërkuan përditësime për rikuperimin e sulmuesit yll të skuadrës së tyre.
Sipas La Repubblica, De Laurentiis i tha një tifozi: “Victor nuk është në gjendje të luajë, për fat të keq. Shpresojmë ta kthejmë atë për ndeshjen e kthimit në Maradona më 18 Prill.”
Luciano Spaletti do të duhet të bëjë planin pa qendërsulmuesin e tij.
/GazetaBlic Sport


