Gjykimi kundër ish krerëve të UÇK-së po vazhdon sot në Hagë.
Seanca ka filluar, me ç’rast Zyra Prokurorit të Specializuar ka nisur me paraqitjen e provave kundër të akuzuarve.
Dëshmitarja e parë është grua, dhe ajo është shfaqur me masa të rrepta mbrojtëse si: duke iu fshehur identitetit, me ndryshim të zërit dhe pa u shfaqur asnjë informacion tjetër.
Ndërkohë që Prokurori ka kërkuar që seanca tash për tash të mbyllet për publikun.
Ndryshe, pas më shumë se dy vitesh nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi më 3 prill.
Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


