Sporti

E shkatërroi Realin të shtunën, Perez dëshiron transferimin e Chukuwueze

04/11/2023 09:54
nga:L J

Samuel Chukuwueze luajti një lojë fantastike të shtunën e kaluar, shënoi dy gola të mrekullueshëm dhe udhëhoqi Villarrealin e tij drejt fitores 3:2 kundër Real Madridit.

Sulmuesi 22-vjeçar nigerian raportohet se ka qenë aq mbresëlënës sa presidenti i Realit, Florentino Perez tashmë ka synim transferimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Radio Marca raportoi se pas ndeshjes se Perez përcolli idenë e tij te drejtuesit e Villarrealit dhe se është gati të sjellë lojtarin që shkëlqeu kundër ekipit të tij në afatin kalimtar të verës. Meqenëse Chukwueze ka kontratë me Villarrealin edhe në sezonin e ardhshëm, besohet se 50 milionë euro duhet të jenë të mjaftueshme për të realizuar marrëveshjen.

Nigeriani luajti ndeshjen kundër Realit në krahun e djathtë dhe e mundoi Nacho Fernandez në pjesën më të madhe të ndeshjes. Përveç dy golave të bukur, i dyti ishte veçanërisht spektakolar, ai u dallua me lojën e tij aktive gjatë gjithë 90 minutave. Chukwueze luajti 40 ndeshje për Villarrealin këtë sezon. Ai shënoi 13 dhe asistoi 11 gola.

/GazetaBlic Sport