Sporti

Xavi i pakënaqur me barazimin: Ne humbëm dy pikë, fatmirësisht jemi në rrugë të mirë për titull

04/11/2023 08:07
nga:L J

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, shprehu pakënaqësinë e tij për barazimin (0-0) të shënuar nga skuadra që ai drejton të hënën mbrëma, në Camp Nou, kundër fqinjit katalanas Girona në ndeshjen e fundit të xhiros së 28-të të La Liga-s.

“Gjërat nuk na funksionuan. Ishte një mundësi e humbur për të rritur epërsinë ndaj Real Madridit, nga 13 në 15 pikë. Shtuam një pikë, por mendoj se humbëm dy pikë”, tha Xavi në fund të lojës në Barcelonë për gazetarët, në konferencën për shtyp.

“Ne nuk ndiheshim rehat me këtë situatë të privilegjuar, por duhet të jemi të qetë për të fituar Ligën. Çdo gjë kushton shumë dhe ju duhet t’i vlerësoni gjërat. Objektivi kryesor është të jemi kampionë dhe ne jemi në rrugën tonë të mirë për këtë. Jemi në luftë dhe duam ta arrijmë”, ka thënë Xavi.

“Sigurisht që nuk jemi të kënaqur dhe as nuk mund ta konsiderojmë pozitive marrjen e vetëm një pikë në një ndeshje të luajtur në shtëpi, por kemi 13 pikë epërsi ndaj Realit, dhjetë xhiro nga përfundimi i Ligës. Duhet të ndryshohet dinamika, të pushohet dhe të fillohet përgatitja e ndeshjes për xhiron tjetër, në Getafe. Por unë mendoj se ne e merituam të fitonim kundër Girona”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport