Sporti

Humbje në “Ancient” ndaj GamerLegion, gjithçka vendoset në “Vertigo”

04/09/2023 13:05
nga:L J

Skuadra GamerLegion ka arritur fitoren ndaj Bad News Eagles në “Ancient”.

GamerLegion ka fituar ndaj bNE me rezultatin 16:14 në këtë map, duke barazuar gjithçka në 1:1, pasi ekipi shqiptar fitoi me rezultatin 16:7 në “Mirage”, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë fituesi i këtij ballafaqimi do të caktohet në “Vertigo”, e cila është mapi i fundit.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do të kualifikohet direkt në “Legends Stage”.

/GazetaBlic Sport