Moment i frikshëm në SHBA gjatë turnuer Augusta Masters 2023 ku marrin pjesë golfistët më të mirë të planetit.
Pak përpara ndërprerjes së përkohshme të turneut për shkak të stuhisë që përfshiu zonën, tre pemë rreth 50 metra e larta u rrëzuan në momentin që pylli ishte i populluar me spektatorët që po ndiqnin turneun.
Skena kaotike mes spektatorëve që vrapuan instiktivisht ndërsa nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e pemëve nga e cilat për fat të mirë nuk u plagos askush.
Bashkë me pemën kryesore dhe më të madhen, u rrëzuan edhe dy të tjera më të vogla ndërsa askush nuk mund të thotë pse ndodhi një gjë e tillë.
well THIS was terrifying pic.twitter.com/qfIm2w4zKW
— Timothy Burke (@bubbaprog) April 7, 2023


