La Liga e vazhdon aktivitetin e kësaj fundjave me 4 ndeshje sot.
Ndeshja kryesore e ditës është ajo mes Real Madrid dhe Villarreal, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Los Blancos’ vijnë në këtë takim pas fitores fantastike ndaj Barcelonës në Kupë dhe do të tentojnë që me tre pikë të mbajnë në presion katalunasit e vendit të parë.
Në anën tjetër, pikët e plota kanë shumë rëndësi edhe për Villarrealin, skuadër që po lufton për një pozitë sa më të mirë që dërgon në Evropë.
Këto pritet të jenë formacionet e ndeshjes:
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Rudiger, Alaba, Nacho; Ceballos, Tchouameni, Camavinga; Asensio, Rodrygo, Vinicius
Villarreal: Reina, Foyth, Albiol, P Torres, Pedraza; Terrats, Parejo, Baena; Chukwueze, Morales, Pino
Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


