Sporti

Napoli ‘harron’ humbjen nga Milani, u kthehet fitoreve duke mposhtur Leccen

04/07/2023 20:59
nga:E K

Napoli ka arritur fitore minimale ndaj Lecces.

Lideri i Serie A i është kthyer fitoreve pas humbjes nga xhiro e kaluar nga Milan me rezultat 0-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e drejtuar nga Spalleti arritën fitore me rezultat 1-2, me golin e Lorenzos dhe autogolin e Gallos.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Di Francesco.

Napoli kryeson tabelën e Serie A me 74 pikë pas 29 xhirosh duke lënë prapa me 19 pikë Lazion si ndjekësi më i afërt që pozicionohet në vendin e dytë me 55 pikë.

/GazetaBlic Sport/