Pierre-Emerick Aubameyang mund të jetë një nga përfituesit kryesorë të ardhjes së Frank Lampard në krye të Chelseat.
Lampard është një admirues i thellë i lojës së Aubameyang dhe pritet që t’i japë hapësirë në formacionin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi nuk ishte një opsion për trajnerin e mëparshëm Graham Potter, pavarësisht se ishte një nga alternativat e pakta për këtë pozicion.
Trajneri i ri i bluve do të ketë për detyrë të përpiqet të rikuperojë psikologjikisht atë pasi gabonezi u la jashtë skuadrës disa herë radhazi.



