Sporti

Hajdutët ‘sulmojnë’ shtëpinë e Leo Messit, dështojnë me aksionin e tyre

04/07/2023 08:04
nga:Mergim Rreci

Të mërkurën disa persona tentuan të hyjnë në shtëpinë e Lionel Messit në Barcelonë.

Sipas Antena 3, e cila kishte akses në pamjet e vendit, disa hajdutë, të veshur me të zeza dhe me maska ​​skijimi, u hodhën nga muri dhe u futën në oborrin e shtëpisë së ndërkombëtarit argjentinas, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata u përpoqën të thyenin dyert dhe dritaret, por dështuan. Më pas ata vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia spanjolle.

/GazetaBlic Sport/