Lajme

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 50-vjeçari

04/06/2023 21:26
nga:Y I

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” në Fier një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka humbur jetë.

Viktima është rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar.

Shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.