Skuadra shqiptare, Bad News Eagles do të ballafaqohet me ekipin anglez, Viperio.
Bad News Eagles dhe Viperio do të ballafaqohen pas pak minutash në kuadër të eliminatoreve për Majorin e Parisit, kompeticionit më të madh në botë në CS:GO, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy skuadrat nuk e kanë nisur mirë dhe kanë nga një humbje në ndeshjet e para.
Kujtojmë se për t’u kualifikuar në Major duhen tri fitore nga këto eliminatore.
Këtë ndeshje dhe gjithë të tjerat mund t’i shikoni në kanalin e Ernest Xhocit në Twitter: KËTU


