Lajme

Deputetët e Listës Serbe largohen nga seanca, u paraqitën për të mos u humbur mandatet

04/06/2023 12:15
nga:Astrit Gashi

Pasi qëndruan rreth një orë, deputetët e Listës Serbe e kane lëshuar sërish seancën e Kuvendit të Kosovës. Siç mëson EO, ardhja e deputetëve të Listës Serbe ka qenë e detyrueshme për shkak se do t’u kalonte mandati i tyre.

Në rregulloren e punës së Kuvendit, një deputet që nuk është prezent në seancë për së paku gjashtë muaj, i humb mandati.

Që nga muaji nëntor kur nëntë deputetë të Listës Serbe u betuan në Kuvendin e Kosovës, ata nuk janë parë më asnjëherë në seanca.

Edhe pse s’kanë punuar, ata e kanë marrë pagën bazë nga Parlamenti, duke mos llogaritur mëditjet e seancave e komisioneve.

Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, deputetët e Listës Serbe po e bojkotojnë institucionin më të lartë të vendit.