Carlo Ancelotti deklaroi se Real Madridi bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren fantastike ndaj Barcelonës (4-0), në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Copa del Rey.
Trajneri vuri në pah paraqitjen madhështore të Benzemas, i cili shënoi tre gola, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kemi luajtur një lojë të plotë, përndryshe nuk do të fitonim këtu. Kaldaja është kthyer në temperaturë, kur kjo ndodh ne luajmë mirë. Goli i parë ishte i rëndësishëm. Jam me fat që jam menaxher i një klubi të madh. Nuk ndryshuam më shumë se disa detaje në lidhje me klasiken tjetër, në të cilën humbëm dhe që nuk duhej të ndodhte”, theksoi trajneri italian në një konferencë për shtyp.
“Benzema ktheu çelësin. Puna që bëri gjatë pushimit për ndeshjet e kombëtares ishte shumë e mirë për të. Me cilësinë që ka, kur është mirë fizikisht, bën diferencën. Ai mund të fitojë një tjetër Top të Artë sepse është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, përfundoi Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/


