Ish deputetja Melihate Tërmkolli, ka thënë se po të ishte gjallë presidenti Rugova, do t’ia niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarve, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se asnjë fjalë nga presidentja e kryeministri për gjykimin në Hagë.
Ajo ka pyetur se ku po jetojnë përfaqësuesit e shtetit, derisa Osmani u mor me plotësimin e stafit të saj e kryeministrit de ndihmësit e tij me Zajednicës.
Postimi i saj i plotë:
Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!
Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!
Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!
Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!
Turpi ka emër e mbiemër!
Dhe jo vetëm turpi!


