Lajme

Drejtori i AKI-së raporton në komision pa praninë e mediave

04/05/2023 10:41
nga:G B

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, është duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Mirëpo, ky raportim do të bëhet pa praninë e mediave pasi të njëjtat u lejuan vetëm të marrin pamje nga fillimi i këtij raportimi.

Pas përfundimit të këtij raportimi pritet që të mbajë konferencë kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu.