Lajme

Ferizaj: Vidhen dy vetura në të njëjtën kohë, një me targa të huaja e një vendore

04/05/2023 10:26
nga:G B

Dy vetura janë vjedhur njëkohësisht në komunën e Ferizajt.

Një rast ka ndodhur në fshatin Bibaj derisa tjetri ka ndodhur në rrugën “Selman Riza”, në qytet.

Sipas policisë, njëra nga veturat e vjedhura është me targa të huaja, derisa tjetri me targa vendore.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.