Sporti

Inzaghi: Më pëlqeu reagimi i skuadrës, duam finalen e madhe

04/05/2023 09:31
nga:Mergim Rreci

Interi barazoi 1-1 gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Goli i Romelu Lukakut me penallti në minutat shtesë, evitoi humbjen e katërt radhazi mes Serie A dhe Kupës.

Simone Inzaghi vlerësoi performancën e futbollistëve të tij, teksa pas ndeshjes tha: “Më pëlqeu reagimi i skuadrës. Djemtë zhvilluan një ndeshje të madhe në një fushë të vështirë.

U përballëm me një skuadër që po rritet dita ditës. E kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes, ishim ne ata që komanduam lojën. Djemtë më dhuruan përgjigjen që prisja.

Do të japim gjithçka në sfidën e kthimit për të siguruar kualifikimin në finale”, deklaroi trajneri i Interit.

Kristjan Asllani u fut në fushë për zikaltrit në minutën e 81′. Mesfushori shqiptar zëvendësoi Brozovic. Dueli i kthimit do të luhet me 26 prill në “San Siro”.