Lajme

Bislimi: U dakorduam në parim që takimi i radhës i nivelit të lartë të jetë më 22 prill

04/04/2023 19:08
nga:Genita C

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha sot se gjatë bisedimeve në Bruksel është rënë dakord në parim që takimi i radhës i nivelit të lartë të jetë më 22 prill, por ka theksuar se data ende nuk është e sigurt.

“Për momentin nuk është e sigurt sepse ka indikacione se presidenti i Serbisë nuk mund të vijë në atë datë dhe mund të shqyrtohen data alternative”, tha Bislimi para gazetarëve, shkruan tanjug.

Ai ka theksuar se pala e Prishtinës gjatë ditës ka pasur disa takime, kryesisht dypalëshe, e më pas trepalëshe me Lajçakun dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq, pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur