Sporti

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina: Duam të shkruajmë histori në Kupën e Kosovës, kalojmë në finale

04/04/2023 12:02
nga:Mergim Rreci

Presidenti i skuadrës së Llapit, Beqir Batatina është deklaruar para ndeshjes së Kupës ndaj Gjilanit.

Skuadra nga Podujeva e ka fituar dy herë rresht Kupën e Kosovës dhe po tenton që gjatë këtij vitit të fitojë atë për herë të tretë.

Takimi mes dy skuadrave zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00, me Batatinën që shprehet optimist se skuadra e tij do të kalojë tutje.

Ndër të tjera, ai për ‘GazetaBlic Sport’ tha se janë të motivuar për të shkruar histori, duke e fituar atë për herë të tretë radhazi.

“Ne ndeshjen e presim me qetësi dhe shpresojmë se do të kalojmë në finale. Shpresoj që ky të jetë një vit për Llapin dhe i gjithë fokusi është në Kupën e Kosovës, sepse askush nuk e ka fituar atë 3 herë radhazi dhe kjo do të jetë një arsyeje e fortë dhe motiv shtesë për ne si kryesi, stafin dhe gjithë lojtarët“, tha Batatina.

/GazetaBlic Sport/