Sporti

Klopp e pranon: “Nëse nuk jam shkarkuar, është vetëm falë të kaluarës sime”

04/03/2023 19:28
nga:L J

Jurgen Klopp foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Chelseat, e vlefshme për rikuperimin e xhiros së 8-të të Premier League.

Trajneri i Liverpool bëri shaka pas një fundjave që pa shkarkimin e dy kolegëve: Graham Potter dhe Brendan Rodgers.

“Unë jam njeriu i fundit në këmbë” bëri shaka ai, duke shtuar: “Është një javë e çuditshme, sezoni është një fazë vendimtare dhe njerëzit kanë frikë se mos nuk i arrijnë qëllimet e tyre. Ka pritshmëri dhe nëse nuk arrihen, duhet të pranoni vendimet”.

“Po të ishte sezoni im i parë këtu situata do të ishte pak më ndryshe. Jam i vetëdijshëm që jam ende këtu për shkak të kaluarës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport