Craig Bellamy ka shpallur falimentimin. Uellsiani 43-vjeçar, i cili njihet më së shumti si ish-sulmues i Liverpool-it dhe Manchester City-t, ka bërë të ditur se nuk ka më para për të shërbyer borxhet në të cilat ka rënë.
Që kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2014, ai ka bërë një sërë investimesh të këqija dhe tani ka arritur në fund, përcjell GazetaBlic Sport.
“Këto 5-6 vitet e fundit jetoj në dënimin e vdekjes, po pres që dikush të më jap fund, kam pritur të hapet dera e qelisë dhe dikush të thotë sot është dita. Ndjej sikur nuk mund të pres më asgjë. Gjithçka ka ikur. Nuk kam të ardhme financiare. Nuk mund të bëj asgjë se nuk kam asgjë. Ka mbaruar”, janë fjalët e Bellamy siç raporton Daily Mail.
Projektet më të famshme të dështuara të Bellamy-t ishin një projekt ndërtimi në Cefn Coed Road në Cardiff dhe një bar verë dhe biftekë në Penarth Marina të quajtur Pier 64. Ai aktualisht jeton në një apartament në veri të Mançesterit dhe punon si asistent i Vincent Kompany në Burnley. Banesa e tij paguhet nga klubi, por ai nuk ka asete.
“Unë dua që ky të jetë një paralajmërim për lojtarët e tjerë. E di që shumë njerëz do të mendojnë se i kam harxhuar paratë e mia për pije, lojëra të fatit ose drogë, por jo. Nuk jam i interesuar për këto gjëra. Fatkeqësisht, Unë kam luajtur kumar me njerëz. Kudo që të shkosh, ata të ngarkojnë shumë. Kudo që të shkosh, të grabitin. Njerëzit mendojnë, “Nuk ka rëndësi, ai ka kaq shumë, as që do ta vërejë” Bellamy u ankua, pastaj shtoi: “Ndihesha në faj që thashë ‘po’ kur njerëzit thërrisnin për ndihmë, që nuk thashë kurrë ‘jo’, atëherë ishin me mua, ishin miqtë e mi”.
/GazetaBlic Sport/


