Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/02/2023 07:06
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranër, por sipas njoftimit, nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Në njoftimin e këtij instituti, bëhet e ditur se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime ,kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.