Sporti

Një tjetër dështim, Chelsea mposhtet nga Aston Villa në “Stamford Bridge”

04/01/2023 20:23
nga:Mergim Rreci

Chelsea është mposhtur përsëri në Premier League.

Londinezët kanë pësuar humbje nga skuadra e Aston Villës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Watkins dhe McGinn shënuan golat e fitores për mysafirët, kurse e zhyten edhe më shumë në krizë skuadrën nga Londra.

Chelsea renditet tashmë në pozitën e 11-të me 38 pikë, kurse Aston Villa ngjitet në vendin e 9-të me 41 pikë.

/GazetaBlic Sport/