Lajme

“Albin Kurti i përdori shqiptarët e Luginës për konsum politik”- Spektri politik atje me kritika për Kurtin dhe marrëveshjen e Ohrit

04/01/2023 13:22
nga:Y I

Sonte në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ në fokus është Lugina e Preshevës dhe marrëveshja e Ohrit.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, nënkryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti dhe gazetari Jeton Ismaili kanë folur në lidhje me marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje për të cilën u dakoorduan Kurti dhe Vuçiq me 18 mars.

Ata u shprehën kritik në lidhje me marrëvshjen e arritur dhe theksuan se tashmë shpresat e shqiptarëve të Luginës për një jetë më të mirë dhe të drejta më të mëdha janë shuar.

Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, shprehu keqardhjen që në planin franko-gjerman nuk u përfshi Lugina e Preshevës.

Ai deklaroi se nuk është për shkëmbim territoresh por për korrigjim të kufijve.

Ndërsa, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, tha se nëse dështon marrëveshja bazuar në planin franko-gjerman, rikthehet në tavolinë ideja e shkëmbimit të territoreve.

Këto dhe shumë tema të tjera i ndiqni me fillim nga ora 21:00 në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ emision i cili transmetohet në RTV Dukagjini dhe në live në faqen e Facebookut të Gazeta Blic.