Sporti

Xavi: Kam shumë besim te Ansu Fati, te Barcelona ka shumë konkurrencë – e kuptoj shqetësimin e babait të tij

04/01/2023 10:13
nga:E K

Ansu Fati nuk po merr shumë minuta te Barcelona.

Babai i tij së fundmi ka kritikuar stafin e Barcelonës duke thënë se kur Barcelona ishte në vështirësi ata i bënin presion djalit të tij të rikthehej sa më parë nga lëndimi, kurse tani që është plotësisht i rikuperuar nuk po gjen hapësirat e merituara, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur rreth kësaj çështje dhe konfirmoi besimin e madh që ka te Ansu Fati.

“Kam shumë besim te Ansu Fati. Dua që ai të ketë sukses këtu. Është i qetë dhe i fokusuar. Po stërvitet shumë mirë. E kuptoj babanë e tij, por nuk i jap rëndësi.

Ansu është vetëm 20 vjeç. Duhet të jeni të durueshëm. Te Barça ka shumë konkurrencë”.

/GazetaBlic Sport/