Sot mbi vendin pritet të mbajë mot me shi dhe erë e fuqishme njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Ditën intervale me diell dhe erë e fuqishme jugperëndimore.
Vonë pasdite sërish priten rrebeshe shiu me bubullima.
Njoftimi i plotë:
1.04 – Rrebeshe shiu orëve të mëngjesit. DItën intervale me diell dhe erë e fuqishme jugperëndimore. Vonë pasdite sërish priten rrebeshe shiu me bubullima.
2.04 – Intervale me diell dhe vranisra. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut me ndonjë bubullimë.
3.04 – Kryesisht vranët. Pasdite të reshura shiu përfshinë vendin, që deri në mbrëmje shndërrohen në borë. Reshjet vende-vende do të jenë më intensive, lokalisht me mundësi edhe për vërshime.
4.04 – Ftohtë e kryesisht vranët. Herët në mëngjes reshje të dendura bore, e ditën vende-vende vazhdojnë herë pas here.
5.04 – Mbetet ftohtë, kryesisht me vransira, me mundësi për rrebeshe të dobëta bore kohëpaskohe.
Temperaturat mbesin të larta edhe në fundjavë në 15C e 16C, maksimalet, e deri të martën zbresin në 2C e 3C. Minimalet parashihet të zbresin në -1C e -3C ditën e martë dhe mërkurë.
Erëra të fuqishme do të fryjnë këtyre ditëve. Të shtunën nga jugperëndimi e të hënën nga veriu me hove edhe deri në 20m/s, që mund të shkaktojnë edhe dëme materiale.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.


