Një super ndeshje do të zhvillohet nesër në Bundesliga.
Derbi i madh mes Bayern Munich dhe Bourussia Dortmund do të zhvillohet në “Allianz Arena”, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat edhe në këtë edicion po luftojnë për titullin kampion, me ‘milionerët’ që janë në vendin e parë me një pikë më shumë.
Një tjetër stimul për verdhezinjtë, është t’i prishin debutimin edhe ish-trajnerit, Thomas Tuchel, i cili do të ulet për herë të parë në stolin e Bayernit të Mynihut, pikërisht në orën 18:30 të të shtunës.
Kobel, Emre Can, Ozcan, Brandt, Adeyemi e Moukoko janë rikthyer në formacionin e Dortmundit, kurse tek Bayern Munich do të mungojnë Musiala, Neuer dhe Hernandez.
Ja formacionet e mundshme:
Bayern Munich (3-4-2-1): Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt; Cancelo, Kimmich, Goretzka, Davies; Sane, Muller; Choupo-Moting.
Dortmund (4-1-4-1): Kobel; Wolf, Sule, Schlotterbeck, Ryerson; Mund; Reus, Ozcan, Bellingham, Guerreiro; Haller.
/GazetaBlic Sport/


