Sporti

Kosova në rënie të lirë, katër barazime në katër ndeshjet e fundit!

03/29/2023 08:21
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një barazim të papritur dje ndaj Andorrës në futboll.

Kosova barazoi ndaj Andorrës me rezultatin 1-1, për të lëshuar dy pikë shumë me rëndësi në kualifikueset e kampionatit Evropian, Euro2024, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndaj një kundërshtari autsajder, Kosova dështoi në shtëpi në një stadium të mbushur, duke dëshpëruar kështu të gjithë që shpresonin në një fitore.

Megjithatë, Kosova nuk po kalon formë të mirë në ndeshjet e fundit.

Në katër ballafaqimet e fundit, “Dardanët” kanë katër barazime, tri të fundit me rezultatin identik 1:1, teska një me barazim 2-2.

Diçka nuk po funksionon, teksa zgjidhja duhet të bëhet shpejtë nëse duam t’i qëndrojmë prapa motos: “Me Kosovën në Europian”.

/GazetaBlic Sport/