Lajme

Sulmuesi i shkollës në Nashville të ShBA-së i fshehu armët në shtëpinë e prindërve

03/29/2023 08:13
nga:Genita C

Sulmuesi që vrau gjashtë persona në një shkollë në Nashville, Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të hënën bleu shtatë armë legalisht dhe i fshehu në shtëpi, ka thënë policia.

Hetuesit thonë se prindërit e të dyshuarit mendonin se 28-vjeçari nuk duhet të zotëronte armë dhe nuk e kuptuan se armët ishin fshehur në shtëpinë e tyre.

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë nëntë vjeç, u vranë në sulmin në shkollë. I dyshuari ishte nën “përkujdesjen e mjekut për çrregullim emocional”, ka thënë policia.

Shteti i Tennessees  nuk ka ligje që lejojnë policinë të sekuestrojë armë nga të dyshuarit e dhunshëm.

Pavarësisht mungesës së të ashtuquajturave ligje të flamurit të kuq, policia tha se do të kishte konfiskuar armët nëse autoritetet do të kishin pasur ndonjë paralajmërim se i dyshuari mund të kishte paraqitur një kërcënim, shkruan BBC.

Nxënësit e vrarë në sulm ishin Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe Ëilliam Kinney. Tre punonjësit të shkollës që vdiqën janë Cynthia Peak, 61-vjeç, Katherine Koonce, 60-vjeç dhe Mike Hill, 61-vjeç.

Policia ka folur me prindërit e të dyshuarit, Audrey Hale, e cila u vra nga policia më pak se 15 minuta pas fillimit të sulmit.

Hale, e cila u identifikua si transgjinore dhe ishte një ish-nxënëse në shkollë, ishte e armatosur me tre armë, duke përfshirë një pushkë gjysmë automatike.