Parlamenti skocez votoi Hamza Jusufin për Kryeministër të ri të Skocisë dhe ai do të zëvendësojë kryeministren aktuale Nicole Sturgeon, e cila dha dorëheqjen, përcjellë GazetaBlic.
Në fjalimin e tij të parë për publikun, Jusuf tha se Skocia ka nevojë për pavarësi më shumë se kurrë më parë, duke premtuar fitore ndaj atyre që kundërshtuan ndarjen e saj nga Mbretëria e Bashkuar.
Përndryshe Juduf, ish-ministër i Shëndetësisë, u bë Kryeministri i parë mysliman i Skocisë nga radhët e imigracionit.
Në zgjedhjet e kryesisë së Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), të cilat patën një rezultat historik, ministri 37-vjeçar Jusuf doli i pari.
Hamza Jusuf, djali i një familjeje emigrantësh pakistanez, shpalli kandidaturën e tij për presidencën në shkurt, përcjellë GazetaBlic.


