Në margjinat e shortit të Libertadores, CONMEBOL zhvilloi një ceremoni për të nderuar Argjentinën për fitimin e titullit të tretë botëror.
Presidenti i Federatës Argjentinase, Claudio Tapia, anëtarët e ekipit teknik të drejtuar nga Lionel Scaloni dhe të gjithë lojtarët që ishin në Botërorin e Katarit, ishin prezent në këtë ceremoni, teksa theksi i veçantë ishte tek Lionel Messi që do të ketë një statujë pranë Peles dhe Maradonës në muzeun e CONMEBOL, përcjell GazetaBlic Sport.
Një nga fëmijët që shpërndau çmimet për lojtarët përfundoi duke folur në skenë dhe la fjalë që lanë në lot Scaloni dhe lojtarin e Chelseat, Enzo Fernandez.
“Është krenari të jesh me ekipin më të mirë në univers”, tha ai.
Jose, tifozi i vogël u bë i njohur në rrjetet sociale për të qarat e tij pas fitores së Argjentinës ndaj Australisë në fazën e eliminimit. Conmebol e ftoi atë dhe fansat e tjerë që u bënë viral gjatë eventit të zhvilluar në Katar.
/GazetaBlic Sport
Enzo Fernández and Lionel Scaloni in tears listening to José Andrada, a little fan who went viral during the World Cup. ??
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) March 28, 2023