Shqipëria humbi me shifrat 0-1 ndaj Polonisë në transfertën e Varshavës.
Kuqezinjtë e Silvinjos premtuan shumë për të ardhmen me nivelin e lojës së treguar. Myrto Uzuni kishte shansin e artë për të barazuar në minutën e 87, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
I ftuar në “Supersport”, Ervin Fakaj e ka komentuar në këtë mënyrë mundësinë e Uzunit: “Po të ishte te Granada do ta kishte shënuar këtë rast. Por të jemi të sinqertë, niveli i La Liga 2 nuk njësoj me këtë të Kombëtareve”, tha Fakaj.
Cały jego mecz to ciekawy materiał do analizy pic.twitter.com/UFi6yAFa03
— KamiⓁ (@kboreaux23) March 27, 2023