Lajme

Ftohtë dhe borë- Moti për sot

03/28/2023 07:15
nga:Y I

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë dhe me vransira njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Pasdite mund të ketë edhe rrebeshe dëbore.

Njoftimi i plotë:

28.03 – Ftohtë e me erë. Vransira të ndryshueshme me mundësi për rrebeshe të dobëta bore pasdite.

29.03 – Fillimisht kthjellime e ngrica. Ditën vransira kalimtare, por pa të reshura.

30.03 – Intervale me diell paradite. Ditën vransira të ndryshueshme.

31.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes reshje kalimtare shiu.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C mëngjesin e së mërkurës. Temperaturat maksimale pas një rënie të martën në 4C e 5C, deri të premten shënojnë rritje në 15C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi e veriu 7-16m/s.

Shtypja atmosferike zbret thellë nën vlera mesatare ditën e hënë, e më pas me një rritje të shpejt lartë mbi mesatare.