Lajme

Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë

03/27/2023 23:36
nga:Gazeta Blic

Darsej Morina dhe Olsi Podvorica janë dy të plagosurit në natën e sontme në Prishtinë pas një përleshje me disa persona të tjerë që ndodhen ende në arrati pas këtij incidenti.

Gjithnjë sipas burimeve, deri te zënka mes tyre ka ardhur pas mosmarrëveshjeve me të dyshuarit tjerë që kishte pasur Podvorica.

Mësohet se edhe më herët palët e përfshira kishin pasur përleshje mes vete.

Të plagosurit janë në gjendje stabile dhe janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

Nga Emergjenca japin detaje për dy të plagosurit në qendër të Prishtinës, kjo është gjendja e tyre