Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka kujtuar premtimin e Vetëvendosjes “shkon Lumezi, vjen Elezi”, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se mesazhi i tyre ka qenë se do të ndërhyjnë në gjyqtarë e prokurorë, duke i sjellë militantët e tyre, andaj dhe u bë shkelja kushtetuese nga ministrja Haxhiu.
Ajo ka pyetur se kur po e sjellin Elezin në vend të Lumezit, teksa ka thënë se kjo nuk do të ndodhë derisa LDK të jetë gardiane e drejtësisë.
Postimi i saj i plotë:
Shkon Lumezi, vjen Elezi.
Ishte premtimi i Qeverisë Kurti. Mesazhi ishte: kur të vijmë ne, do të ndërhyjmë në prokurorë e gjyqtarë, duke i sjellë prokurorët e gjyqtarët tanë militantë. Prandaj, u bë edhe shkelja kushtetuese nga Ministrja e Drejtësisë. Kur po e sillni Elezin, në vend të Lumezit?! Jo, deri sa LDK të jetë gardiane e drejtësisë, demokracisë e shtetit të Kosovës.
Kurrë! Kurrë!


