Lajme

Vdekje e dyshimtë në Podujevë, Policia jep detaje

03/26/2023 20:04
nga:G B

Një person ka humbur jetën sot në rrethana ende të paqarta, në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se vdekja e tij është konstatuar pas daljes në vendin e ngjarjes të Policisë dhe ekipit mjekësor.

Ajo ka shtuar se rasti është duke u hetuar në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.